Dimal/ Lumi Osum ‘fundos’ tokat bujqësore e shkatërron prodhimtarinë, banorët: Nuk kemi ushqim për bagëtitë! Shteti të na ndihmojë

27 Nëntor 2025, 18:13 | Përditesimi: 27 Nëntor 2025, 18:13

Dëmet që kanë lënë pas përmbytjet e një jave më parë janë kolosale. Sera të përmbytura, perime të mbuluara nga balta, bagëti e kafshë shtëpiake pa ushqim. Kjo është panorama që sheh sot në fshatrat Veterrik e Goriçan në bashkinë Dimal.

r.k./Shqiptarja.com