DINAMIKA/ Autori ndoqi Gazmend Braçin për dritat e gjata, babai me italianin i shkuan në ndihmë. Plumbat i dëgjoi dhe policia

30 Shtator, 15:41 | Përditesimi: 30 Shtator, 15:41

Italiani i vrarë në Tepelenë ishte me Eqerem Braçin në shtëpinë e tij të pushimit në fshatin Salari, kur djali, Gazmendi, i telefonoi t’i vinin në ndihmë pasi një person po e ndiqte me makinë. Sapo u afruan, ata u përballën me plumba nga i dyshuari Kamber Sulçaj, të shtëna që vijonin ende edhe kur u telefonua policia. Sherri për dritat e gjata, vlonjati dyshohet se ishte i dehur.

    r.k./Shqiptarja.com