Disa vatra zjarri në malësinë e Krujës, era favorizon flakët, problematike situata në Nikël e Barkanesh! Vetëm zjarrfikësit në aksion

11 Gusht, 17:48 | Përditesimi: 11 Gusht, 17:48

Disa vatra zjarri janë aktivizuar edhe në rrethin e Krujës këtë pasditë.

Konkretisht në vendin e quajtur Barkanesh, në Krastë të Krujës, ku pasditen e djeshme një vatër zjarri dogji hektarë të tërë me pisha e shkurre, është riaktivizuar edhe sot, ndërsa dyshohet që të jetë i qëllimshëm.

Po ashtu mbi fshatin Nikël është aktive një vatër zjarri, e cila po përparon me shpejtësi e favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Ndërkohë në fshatin Brret një tel korrenti i këputur nga amortizimi ka rënë duke shkaktuar një vatër zjarri, e cila rrezikonte disa banesa në zonë, por falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikëses vatra është lokalizuar e po mbahet nën kontroll.

Në Barkanesh dhe në Nikël është e vështirë ndërhyrja me mjete për shkak të terrenit.

Duhet theksuar se dhe pse disa vatra zjarri po djegin hektarë të tërë me pyje e po shkatërrojnë bimësinë, asnjë punonjës i emergjencave apo i bashkisë nuk ndodhet në terren, përveç repartit zjarrfikës, i cili ka aktivizuar edhe personelin që është pushim.

A.Q/Shqiptarja.com

  •  
  •  

r.k./Shqiptarja.com