Dita e Drejtësisë, Sokol Sadushi: S’kemi ambiente e gjyqtarë, dosjet 'stivë'! S'duam lëmoshë, të plotësohen detyrimet kushtuese për gjyqësorin

10 Maj, 19:09 | Përditesimi i fundit: 2024-05-10 20:27:51

Në Ditën e Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka evidentuar problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë. Në një takim me gjyqtarë, Sadushi vuri theksin te mungesa e burimeve njerëzore në sistemin gjyqësor.