Dita e dytë e vaksinimit +18 vjeç, mbi 26 mijë qytetarë u lajmëruan nga e-Albania, mjekja: Popullata do të vaksinohet

30 Qershor 2021, 16:52

 

Vaksinimi i moshave +18 vjeç ka vijuar edhe sot, në ditën e dytë me gjithë temperaturat e larta. Qytetarët janë paraqitur që në 8 të mëngjesit për të injektuar dozën e parë, ku kryesish u përdor ajo kineze, Coronavac.Qytetarët që u vaksinuan në sheshin “Skënderbej” thonë se mbrojta nga COVID është e rëndësishme ndaj po e ndërmarrin këtë hap. Duhet të vaksinohen të gjithë që të mbrohen dhe të mbrojnë njerëzit e tyre, gjithë familjen domethënë. Të jemi të ndërgjegjshëm dhe mos të kemi frik ndaj vaksinimit. Çfarë moshe keni? “35 vjeç. Mora vaksinën Coronavac.” Përse zgjodhët të vaksinoheni? “Që të mbroj shëndetin tim dhe të njerëzve që na rrethojnë. Jam 24 vjeç.” “Vaksinimi shumë mirë shkoi, s’ka asnjë problem, mora vaksinën e Sinovac. Për mendimi tim të gjithë duhet të vaksinohen sepse do të vij dimri dhe do përhapet prapë sëmundja dhe do i biem kokës me grushta përsëri.” Si shkoi vaksinimi? “Shumë mirë, arsyeja që u vaksinova është që të rrimë të qetë kaq, asgjë më shumë.” Mjekja Klaudia Moraku tregon se në Open Days fluksi ka qenë i madh, çka tregon se popullata do të vaksinohet. “Duke qenë se jemi në Open Days 29-30 qershor, ka qenë goxha i madh fluksi. Duan të vaksinohen, popullata do të vaksinohet. Rreth 100-120 veta bëhen sot vetëm në një tavolinë, në një vaksinatore. Moshat janë nga më të ndryshmet, pacientët që kanë ardhur sot mund të them që janë 18 vjeç, 19 vjeç, 20 vjeç të fakultetit në vit të parë, në vit të dytë. Shumë prej tyre përshembull duan të udhëtojnë, të shkojnë diku gjatë verës apo të bëjnë një trajnim, stazh siç e kanë ata në programin e tyre dhe normalisht duan të vaksinohen që të lëvizin më lirshëm. Një pjese e tyre punojnë në kompani të ndryshme që janë në kontakt me persona shumë. Një pjesë e tyre duan të shkojnë dhe me pushime që janë mosha e re që janë më aktiv mund të marrin disa ditë leje dhe duan të lëvizin”-tha mjekja Klaudia Moraku. Ministria e Shëndetësisë vendosi në dispozicion vetëm dy ditë për t’i ofruar mundësi qytetarëve mbi 18 vjeç për t’u vaksinuar. Në total janë lajmëruar mbi 26 mijë qytetarë që kishin aplikuar në portalin e-albania.