Dita e Flamurit/ Dogana Qafë Thanë, udhëtarët priten me veshje dhe valle popullore nga grupi i valleve të Pogradecit

28 Nëntor 2025, 15:37 | Përditesimi: 28 Nëntor 2025, 15:37

Në 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, grupi i valleve të Pogradecit ka ndërmarrë një nismë të veçantë artistike dhe patriotike.

Djem dhe vajza të këtij grupi pritën me këngë dhe valle popullore udhëtarët që futeshin në territorin shqiptar nga Dogana Qafë Thanë, duke dhuruar një mikpritje të ngrohtë dhe tipike tradicionale shqiptare.

r.k./Shqiptarja.com