Dita e shtatë e agresonit rus në Ukrainë

3 Mars 2022, 07:02

#repolitix #denisminga #reportTV Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Bisedimet për negociata mes Ukrainës dhe Rusisë janë shtyrë për ditën e nesërme. Delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi, por do të arrijë në Bjellorusi për bisedime nesër në mëngjes, ndërsa trupa ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se delegacioni ukrainas është larguar nga kryeqyteti i Kievit dhe se trupat ruse po ofrojnë një korridor sigurie për delegatët. Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për negociata do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë të raundit të parë të bisedimeve. Kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, tha për mediat ruse se një nga pikat kryesore që do të diskutohet nesër në tryezën e bisedimeve do të jetë edhe një armëpushim mes dy shteteve.