Dje u rrëzua kandidatura, shorti zgjedh sërish Arta Mandron si anëtare të KLP! Emërohet edhe nëse nuk merr votat në Kuvend

23 Shtator 2022, 10:28

Shorti zgjodhi sërish Arta Mandron për anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Edhe në raundin e tretë të nënkomisionit, opozita dhe mazhoranca nuk gjetën dakordësi për asnjë prej katër kandidatëve. Përzgjedhja e Mandros u bë me short dhe gogla u tërhoq nga Gazmend Bardhi.