Djegia e flamurit serb në sheshin ‘Skënderbej’, Serbia notë proteste Shqipërisë

22 Nëntor 2023, 09:13

Serbia ka dërguar një notë proteste ndaj Shqipërisë për djegien e flamurit serb në qendër të sheshit Skënderbej në 20 nëntor, mbrëmjen kur u luajt ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe në Air Albania në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024.