Djegia e qendrës tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë, dyshohet shkëndijë në rrjetin elektrik! Policia e Fierit merr në pyetje pronarët dhe 30 dëshmitarë

27 Dhjetor 2023, 15:47

Qendra tregtare dhe rezidenciale “Metropol” në Lushnje është kthyer në skenë krimi dhe ruhet me policë 24 orë. Asnjë prej banorëve dhe pronarëve të dyqaneve nuk lejohet ti afrohet objektit. Një grup i gjerë ekspertësh, thirrur nga prokuroria e Fierit po këqyrin me detaje provat për zbulimin e shkaqeve të zjarrit