Do përballet me Bashën? Berisha shmanget: Kemi vendosur tja njoftojmë shkarkimin me shkrim

21 Dhjetor 2021, 15:00 | Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 15:00

Lulzim Basha ndodhet vetëm pak hap larg tij, por megjithatë Sali Berisha refuzon të përballet me të për t'i komunikuar 'shkarkimin'. Në selinë blu, Berisha u shpreh se ata kanë marrë vendimin që njoftimi Bashës t'i bëhet me shkrim.

"Po zbatohet vendimi i komisionit,ka vendosur t'i bëjë njoftim me shkrim. E këshilloj të mos i lodhë njerëzit, t'i thërrasë kot sepse i shkarkuar pas asnjë funksion, çdo fjalë e tij është e pavlerë", tha ai.

KT/Shqiptarja.com