Do trafikonin 8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë (Emrat)

6 Gusht 2022, 10:06

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tropojës pasi u kapën me 8 kg kanabis në makinë, një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Ata janë identifikuar si Ersid Gjonaj, 24 vjeç, banues në Geghysen, Tropojë,  Fran Sokoli 34 vjeç, banues në Bugjon,  Pukë dhe Elisjon Memaj, 22 vjeç, banues në Fierzë.