Doli i tretë në garën e Tiranës, Arlind Qori në Report Tv: Rezultati ynë u ka dhënë njerëzve shpresë, produkt i një pakënaqësie që i ka prekur të gjithë

18 Maj 2023, 12:34 | Përditesimi i fundit: 2023-05-18 14:31:42

Arlind Qori, drejtues i ‘Lëvizja Bashkë’ kishte një rezultat surprizues duke marrë 13.832 vota ose 4.8%, duke lënë mbrapa madje edhe Roland Bejkon e Partisë Demokratike. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Qori e cilëson këtë një rezultat shumë të mirë për shkak se sipas tij i dha njerëzve shpresë.