Doli në përgjimet e ‘Sky’, SPAK nis hetim pasuror për Elvana Gjatën, Ervin Matën e anëtarët të grupit kriminal! Në 'sitë' edhe pronat e rrethit të afërt familjar

24 Nëntor 2023, 18:01

SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren e njohur Elvana Gjata e cila doli në përgjimet e fundit në aplikacionin “SkyECC” që çoi në goditjen e grupit të strukturuar kriminal, me në krye ish të fejuarin e saj Ervin Mata. Hetimi nisi pasi në përgjime Breçani, djali i tij dhe Mata flasin për transferimin e 500 mijë eurove nga llogaria e këngëtares. SPAK, ka kërkuar të dhëna edhe për asetet e rrethit familjar të personave të arrestuar dhe atyre në kërkim.