Dorëheqjet masive të PD në Korçë, Kadilli: Shpërthim nga shpërfillja, shkak mosnjohja e kontributeve! Gati të largohen kryetarë të tjerë degësh

28 Korrik 2021, 22:01

Dorëheqja e kryetarit të PD në Korçë Andrea Mano, Sekretarit të Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarëve të kryesisë sipas anëtarit të Këshillit të PD Fatbardh Kadalli kanë ardhur pasi nuk kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë. I ftuar në “Repolitix” Kadilli tha se ky ishte një shpërthim nga shpërfillja dhe mos marrja në konsideratë e kontributeve individuale në parti dhe mungesa e partneritetit me Lulzim Bashën. Zhbërja e PD në Korçë Kadilli theksoi se është një dëm që duhen vite të tëra për të kthyer partinë në nivelin që ishte. Kadilli foli me konsideratë për Andrea Manon, të cilin e konsideroi një figurë që ka punuar fort për PD.

"Nuk di nëse do përsëritet apo jo, uroj  që jo. Do ishte në dëm të PD nëse do kishim këtë lloj hemorragjie. Por problematikat janë kudo, rasti i korçës pati shpërthim më të madh, shpërfillja e Manos dhe opozitës në Korçë ka çuar në këtë shpërthim. Korça e ka ndierë më tepër, Mano është një figurë e investuar vetë. Ka punuar fortë, punoi përsëri dhe pse ishte numri 7 dhe me sa duket nuk ka marrë mirënjohje për punën.