Në Dibër nuk ka nisur ende procesi i numërimit. Deri më tani, kanë mbërritur të materialet e votimit në 100 qendra votimi, teksa pritet të vijnë vetëm nga Lura.
Më herët, procesi i votimit ka hasur probleme për shkak se në 18 qendra votimi ka pasur mungesë energjie. Mirëpo pavarësisht mungesës së energjisë elektrike, procesi i votimit në këto qendra votimi nisi në orën 07:00 , ku pjesëmarrja e votimit në këtë qark ka qenë 43.35 %.



















