Dosja e inceneratorëve, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi 3 orë në SPAK: Të gjithë duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë

17 Maj, 13:45

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi u paraqitet në SPAK për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. 
 

Isha si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës.  Të gjithë duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë’ tha ai pasi doli nga SPAK

Ndërkohë më 15 maj Zv.kryeministrja Belinda Balluku dëshmoi për tre orë në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër te hetimeve që po kryhen për inceneratorin e Tiranës. Balluku tha pas daljes nga SPAK se shpreson që dëshmia e saj të ketë shërbyer për zbardhjen e kësaj dosje, në mënyrë që të vendoset drejtësi.