DOSJA/ ‘Kam parë një vajzë të bukur ma gjeni kush është', Report Tv zbardh përgjimet që çuan në pranga efektivët e Korçës dhe Tiranës

21 Tetor 2021, 15:29 | Përditesimi i fundit: 2021-10-21 17:17:59

‘Kam parë një vajzë të bukur dhe jam fiksuar keq. Më gjeni kush është ajo’. Këto janë disa nga përgjimet e SHÇBA ku ka nxjerrë zbuluar një serë shkeljesh nga efektivët e policisë në Tiranë dhe në Korçë.

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë ku mësohet se efektivi i arrestuar i Tiranës, Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine tip “Toyota” që kishte parë në një lavazh.