DOSJA/ ‘Mos u hap shumë në Brazil se është vështirë’, si u kap 69 kg kokainë! Djali i Breçanit: Babai më tha se po zbërthehet SkyECC, ishalla biem gjithë në një sektor

23 Nëntor 2023, 12:32

Në përgjimet mes grupit të Eralbi Breçanit flitet për trafikun e 69 kg kokaine nga Brazili drejt Spanjës, por ngarkesa u kap në portin e Santos. Ndërkohë, Erlabi Breçani në një moment u thotë anëtarëve të grupit se ka informacion nga i ati Erzen Breçani se po zbërthehet SkyECC dhe me shaka thonë se kur të kapen ishalla bien në një sektor e "bëjmë muhabet bashkë.."