Dosja/ Si u shkel siguria në burgun e Peqinit! Skaneri s’punonte kur u fut arma që përdori Sokol Mjacaj! Shef policie u komandua një specialist

19 Dhjetor 2023, 16:48

Një varg shkeljesh të sigurisë në burgun e Peqinit janë zbuluar nga prokuroria gjatë hetimit për vrasjen e Arben Lleshit në qeli nga Sokol Mjacaj. Në dosjen e siguruar nga Report tv dhe shqiptarja.com evidentohet se burgu i sigurisë së lartë ishte pa shef policie, dhe në vend të tij  u komandua një specialist.  Kontrolli i sendeve në hyrje të burgut bëhej me dorë.