Dosjet 'mal' në gjykata, 1118 ditë kohëzgjatja e proceseve në Apel! Vettingu largoi 60 % të gjyqtarëve, Llagami: Do i plotësojmë

21 Nëntor 2023, 17:02

Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore në gjykatën e Apelit ka arritur në 1118 ditë gjatë vitit 2022, ndërkohë që si shkak zyrtarët e drejtësisë shikojnë vakancat në sistemin gjyqësor. ILD thotë se gjyqtarët duhet të procedohen për rastet kur neglizhojnë dhe zvarrisin vendimet.