Doza e tretë e vaksinës për personat mbi 60 vjeç dhe vaksinimi i fëmijëve kundër Covid, Rakacoli: Ende s'kemi një vendim

22 Shtator 2021, 14:57

Komiteti i Vaksinave në Shqipëri ende nuk e ka marrë një vendim për vaksinimin e fëmijëve apo të bërjes së një doze të tretë te mosha mbi 65-vjeç.

“Në lidhje me rekomandimin e Akademisë së Shkencave për dozën e tretë të vaksinës dhe vaksinimin e fëmijëve sqaroj se vendimi jepet nga Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit që funksionon pranë MSH që jep rekomandim për të gjithë kalendarin e vaksinimit.

Ky komitet nuk ka prezantuar deri tani një vendim të tillë. Natyrisht që doza e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve po bëhet në disa vende të botës por ka ende shumë argumente pro dhe kundër. Janë disa vendime të kujdesshme që duhet të ndërmerren nga ekspertët”, tha Rakacolli.