Drejt medaljes olimpike, kreu i federatës shqiptare zbulon në Report Tv: Si e bindëm italianen Lara Colturi të garonte për kombëtaren shqiptare

30 Gusht 2022, 14:10

TIRANËLara Colturi është skiatorja italiane, me nënshtetësi shqiptare që është renditur e para në garën e 8-të të skive në Amerikën Latine. Ky lajm i bëri të gjithë krenarë, por të gjithëve iu lindi pyetje? Pse dhe si Lara u bë pjesë e kombëtares shqiptare. Përgjigjen e kësaj pyetjeve e jep Elvis Toçi, presidenti i Federatës së skive, i cili në intervistën në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj zbuloi negociatat e bëra me vajzën e kampiones, Daniella Cecarelli-t.