Drejt takimit me një vajzë, por rrugën ia ndali breshëria e kallashnikovit! Can Karriçi mori 4 plumba në trup, i plagosur u zvarrit 100 metër

25 Dhjetor 2021, 15:46 | Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 15:47

Nga hetimet për vrasjen e Çan Karriçit, Report Tv mëson se ai u nis të takonte në Institut një vajzë, kur u ngrit nga kafeja me 3 miqtë e tij. Burime bëjnë me dije se vajza ka mohuar të kishte dijeni apo lidhje me vrasjen, ndërsa arma e krimit e gjetur në makinën e autorëve nuk ka ndihmuar hetimet. E reja është shprehur se nuk kishte dijeni nëse dikush po mundohej ta vriste

KT/Shqiptarja.com