Drejtoresha e azilit të Fierit: Zjarri ka rënë në banesën ngjitur, te ne erdhi tymi! 8 të moshuar në spital, i dërguam për merak

29 Nëntor 2023, 17:03

Dorina Gjino drejtoresha e azilit të Fierit ka deklaruar se nuk ka zjarr në ambientet e shtëpisë së të moshuarve por në ndërtesën ngjitur. Në azil sipas saj ka mbërritur vetëm tymi. Ajo thotë se 8 prej të moshuarve janë dërguar në spital për merak pasi vuanin dhe astma.