Drejtoresha e ISHP-së jep shifrat: Mbi 868 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID

22 Tetor 2021, 14:46

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico  gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka dhënë edhe shifrat në lidhje me ecurinë e pandemisë COVID në vend, ku bëri thirrje që studentët të vaksinohen. Fico tha se mbi 868 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID.