Drejtori i kolegjit turk: Na bënë vërejtje për tabelat në 4 klasa dhe mungesën e një palestre! 3 muaj më parë kërkuam të zhvendosemi në godinën e re

23 Shtator 2022, 12:34

Mustafa Ertekin, drejtori i kolegjit turk ‘Mehmet Akif’  që u mbyll me vendim qeverie ka reaguar duke treguar se morën vërejtje për tabelat, llambat si dhe për mungesën e një palestre. Megjithatë tha se 3 muaj më parë bënë kërkesë për zhvendosje por nuk kanë bërë asgjë në kundërshtim me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.