Drejtori i Policisë raporton te 'Siguria': Këtë vit 23 krime më shumë nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale mafioze, vjet ishin 16! 30% e vrasjeve, brenda familjes

1 Dhjetor 2021, 19:06

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nuk mundi t’i japë dot përgjigje të gjitha pyetjeve të deputetëve në seancën e tij të parë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë. Sipas tij, vrasjet e bujshme si politike apo dhe kriminale, janë sekrete hetimore. Gledis Nano tha se gjatë vitit të fundit janë rritur me 60% krimet nga grupe mafioze.