Drejtues të Agjencisë Shtetërore për Mbetjet në Kosovë vizitojnë Landfillin e Sharrës: Investim i jashtëzakonshëm, shpresojmë të të shkëmbejmë përvojën me ju

17 Dhjetor 2021, 13:43 | Përditesimi: 17 Dhjetor 2021, 13:43

Zona e Trajtimit të mbetjeve në Tiranë u vizitua nga përfaqësues të Agjencisë Shtetërore për Menaxhimin e Mbetjeve në Kosovë, e cila menaxhon të gjithë infrastrukturën e mbetjeve në shtetin fqinj. Duke qenë se Kosova do të nisë së shpejti investimet në infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve, kjo vizitë kishte si qëllim, inspektimin nga afër të projektit më të madh të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, që po zbatohet nga shoqëria konçensionare “Integrated Energy”.

r.k./Shqiptarja.com