Deputetja e PD, Grida Duma i përgjigjet me gjuhë të ashpër kryeministrit Edi Rama duke i thënë se duhet të ketë durimin psikologjik të dëgjojë teksa flasin edhe të tjerët, jo të largohet nga Kuvendi.
Sipas saj, Rama e ka seancë psikoterapike që të shfryjë drejt PD, por kur ishte i ri synonte të bëhej pjesë e saj. Nuk hezitoi të thoshte që në PS ka njerëz të spikatur, jo kope siç i cilësoi Rama ata të opozitës. Sa i përket të dhënave personale, kujton patronazhistët e 25 prillit duke thënë se i kanë kthyer shqiptarët në kohën e komunizmit kur nuk dinin kujt t’i besonin se spiunoheshin.