Fermerët e zonës së Dumresë, në 25 vitet e fundit kanë mbjellë plot 1 milionë rrënjë ullinj, të cilët sot janë të gjithë në prodhim.
Tashmë jemi në sezonin e vjeljes dhe përpunimit të vajit, dhe të gjithë fermerët janë të angazhuar për nxjerrë fitime nga prodhimi që duket se është i bollshëm.
Tregu është i sigurt sepse vaji i Dumresë shitet si brenda ashtu dhe jashtë vendit, por shqetësim për fermerët dhe pronarët e fabrikave mbetet çmimi i ulët, 600 deri në 700 lekë për litër.