Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar, i dyshuar si autor të disa vjedhjeve të kabujve elektrikë të ndriçimit publik.
Nga hetimet dyshohet se 35-vjeçari Amaraldo Vezi ka kryer disa vjedhje të kabujve elektrikë në zona të ndryshme të qytetit, duke lënë segmente rrugore pa ndriçim.

















