Dy të rinj janë arrestuar në Durrës të dyshuar si autorë të grabitjes së një marketi në Arapaj si dhe të disa grabitjeve të tjera. Në pranga kanë rënë A. Gj., 20 vjeç, dhe E. Xh., 22 vjeç.
Nga kontrolli fizik 22-vjeçarit iu gjet një sasi kanabis, teksa mendohet se ai merret dhe me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sakaq, policia sekuestroi sendet e vjedhura nga grabitje të mëparshme në dyqane e makina, si dhe sendet që përdornin për vjedhje, një palë doreza dhe një kaçavidë dhe vlera monetare.
Dy të rinjtë u kapën as grabitjes së marketit në pronësi të A. Gj. Ata janë ndaluar nga policia teksa po largoheshin me një automjet të drejtuar nga 20-vjeçari.


















