Durrës/ I ofroi lekë policëve të Rrugores, për mos t’i vënë gjobë, nis hetimi për 40-vjeçarin

24 Tetor, 13:41 | Përditesimi: 24 Tetor, 13:41

Durrës - Një 40-vjeçar nga Fieri do të hetohet në gjendje të lirë pasi i ofroi punonjësve të Policisë të Rrugore 2000 lekë për të mos marrë gjobë.

Shoferi u kap nga efektivët në rrugën “Martin Camaj”, duke përdorur celularin teksa ishte në timon.

Sipas njoftimit të bluve deri më tani 31 persona janë arrestuar/nën hetim për këtë veprimtari

r.k./Shqiptarja.com