Durrës/ Reforma e ujit, Balluku me krerët e bashkive: Jini seriozë, miliona euro dëm! Kruja raporton shifra të pavërteta, Bashkia Durrës konsumon ujë më shumë se një hotel

4 Dhjetor 2021, 14:59 | Përditesimi i fundit: 2021-12-04 15:02:04

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e qarkut të Durrësit, ku ka diskutuar për reformën e ujit. Ministrja tha se Durrësi është në një situatë specifike dhe kërkoi nga kryebashkiakët që situata të merret më seriozisht.