Durrës/ Reforma e ujit, Balluku me krerët e bashkive: Jini seriozë, miliona euro dëm! Raportohen shifra të pavërteta, një bashki konsumon më shumë se bizneset

4 Dhjetor 2021, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2021-12-04 13:11:22

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e qarkut të Durrësit, ku ka diskutuar për reformën e ujit.  Ministrja tha se Durrësi është në një situatë specifike dhe kërkoi nga kryebashkiakët që situata të merret më seriozisht.