Durrës/ Sherr për ‘dopio gjashtën’ mes të moshuarve, njëri plagoset me thikë pas përleshjes, tjetri shoqërohet!

28 Korrik, 15:50 | Përditesimi: 28 Korrik, 15:50

Durrës- Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy të moshuarve, përplasje që degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta, me pasojë një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës rreth orës 15:00, në qendër të qytetit, në sheshin "Pranvera".

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa patrulla policie dhe një autombulancë që transportoi drejt spitalit të plagosurin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

r.k./Shqiptarja.com