Durrës/ U gjet i vrarë me thikë, 51-vjeçari kishte ftuar në banesë shokë e miq, dyshohet se u konfliktua me njërin prej tyre! Shoqërohet autori i dyshuar

25 Shtator, 11:40 | Përditesimi: 25 Shtator, 15:11

Vrasja ka ndodhur në banesën e kushërirës së viktimës, që ia kishte lënë për t’u kujdesur. 51-vjeçari, që përdorte dy emra, thirrte shokë e miq, ku konsumonte dhe lëndë narkotike. Dyshohet se është përfshirë në sherr me njërin prej tyre. 51-vjeçari punonte si kamarier dhe ishte baba i një djali 12-vjeçar.

    I.M/Shqiptarja.com