Dy ekstremet e llumit, Rama: Njëra kërkon dënimin e çdo personi publik, tjetra sulmojnë prokurorët e SPAK! PS, e vetmja forcë që thotë godisni majtas e djathtas

11 Shkurt 2025, 20:46 | Përditesimi: 11 Shkurt 2025, 20:46

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Rama foli gjatë mbi arrestimin e Erion Veliajt. Ai tha se PS është e vetmja forcë në Ballkan dhe BE e cila nuk ka komentuar lëvizjet e drejtësisë së re. Dhe për këtë nuk shfaq pendesë.

Më tej nxori në pah atë që e quan llumi, dy ekstremet që kërkojnë që SPAK të dënojë këdo vetëm pse është person publik dhe nga ana tjetër ata që shajnë prokurorët. 

r.k./Shqiptarja.com