Dy vite nga tërmeti, Thumana në pritje të banorëve! Apartamentet shpërndahen për Krishtlindje! Shkolla e kopshti, të parët që presin banorët e rikthyer

26 Nëntor 2021, 16:28

Këta që shihni në pamje janë të vetmit banorë të rikthyer në lagjen që dy vite më parë rrënoi tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë. Janë nxënësit e kopshtit dhe shkollës që kanë hapur dyert më herët se sa banesat e rindërtuara.

Ndryshe nga 1-vjetori i tragjedisë me viktima në Thumanë dhe përkujtimin zyrtar të tyre, të vetmit përfaqësues jo banorë sot në zonë ishin punëtorët e kompanive të ndërtimit që po u jepnin dorën e fundit punimeve në apartamente përpara dorëzimit.