Dyert e PD-së prej ditësh të kyçura, Sali Berisha mbërrin vetë në seli

7 Janar 2022, 13:38 | Përditesimi: 7 Janar 2022, 13:38

Sali Berisha, pasi dërgoi prej ditësh me radhë mbeshtetësit e tij që të provojnë nëse janë të hapura dyert në PD-së, sot ka vendosur që të shkojë vetë në seli. Ish-kryetari i PD-së ka mbërritur në oborrin e selisë, nga ku pritet që të mbajë një deklaratë për mediat. Sali Berisha shoqërohet nga një grup anëtarësh të Komisionit të Rithemelimit.

  •  

r.k./Shqiptarja.com