Dyshohet për shkëndijë elektrike, merr flakë makina e parkuar në Vlorë

25 Janar 2022, 09:32

VLORË- Një makinë e parkuar ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Makina tip "Benz" ka qenë e parkuar në lagjen "10 korriku", ndërsa sipas burimeve dyshohet se arsyeja e "shpërthimit" të zjarrit ishte një shkëndijë elektrike.