Dyshohet se do kryenin një krim, pranga dy vëllezërve në Rrëshen! U gjendet kallashnikov

21 Dhjetor 2023, 12:01

Dy vëllezër që dyshohet se do kryenin një krim, janë arrestuar në Rrëshen. Ata janë kapur nga policia ndërsa qarkullonin në makinë me një kallashnikov me fishek në fole gati për qitje, si edhe një pushkë.