Dyshohet se i vuri zjarri shtëpisë në Astir, momenti kur 36-vjeçari mbetet i bllokuar në ballkonin e banesës nga flakët! E ëma hidhet, ndërron jetë

16 Tetor 2021, 10:25

Report Tv ka siguruar videon e momentin kur një apartament në katin e tretë të një pallati në zonën e Astrit është përfshirë nga flakët. Në videon dallohen flakët e mëdha që kanë pushtuar apartamentin, ndërsa i bllokuar në ballkonin e banesës ka mbetur edhe 36 vjeçari Klodjan Osmënaj, i cili dyshohet se është edhe autori i vënies së zjarrit.

36-vjeçari vuan nga depresioni dhe sipas dëshmive të fqinjëve ai është agresiv ku qëllon dhe hidhte shpesh sende nga lartë dukë dëmtuar njerëzit në rrugë.

Ndërsa nëna e tij 62-vjeçare Hava Osmanaj është hedhur nga ballkoni dhe ka humbur jetën.