Dyshohet se ka rënë nga trageti i linjës Greqi-Itali, vijojnë patrullimet në det nga autoritetet shqiptare për të gjetur pasagjerin

7 Gusht 2025, 12:58 | Përditesimi: 7 Gusht 2025, 12:58

Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare po vijojnë patrullimet intensive në det në përpjekje për të gjetur personin që dyshohet se është zhdukur disa ditë më parë pas rrëzimit nga një traget i linjës Greqi-Itali.

Sipas informacioneve të deritanishme, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.

Pamjet tregojnë kërkimet e rojës bregdetare shqiptare në ujërat përreth territorit të Vlorës.

r.k./Shqiptarja.com