Dyshohet se morën ryshfet për të kaluar 4 kamionë dhe 1 trajler pa i kontrolluar! Në pranga 2 doganierë në Kakavijë, 4 të tjerë në kërkim! Arrestohen edhe 6 shoferë

24 Dhjetor 2023, 15:21

Një operacion  në fundjavë në  doganën e Kakavijës  të bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore dhe Prokuroria e Gjirokastrës ka  vënë në pranga 2 doganierë ndërsa ka shpallur në kërkim 4 të tjerë, pasi akuzohen se lejonin të kalonin mallra kontrabandë kundrejt ryshfetit. Në pranga janë vënë edhe 6 shoferët e mjeteve që nuk kontrolloheshin.