Dyshohet se u vetëvar për një lojë në Tik-Tok, Ministrja e Arsimit: Duhet debat i gjerë me grupet e interesit! Prindërit të kontrollojnë informacionin që fëmijët marrin në internet

22 Nëntor 2021, 10:53 | Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 15:14

Vetëvarja e një 13-vjeçari në Lushnjë ishte një rast tragjik dhe ççështja bëhet edhe më e rëndë kur dyshimet bien se e gjitha kjo u shkaktua pas një loje në rrjetin social Tik-Tok. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar sërish për rastin e rëndë duke thënë se ky është një shqetësim që ajo e ka ngritur prej kohësh dhe se duhet një debat i gjerë ku të përfshihen të gjitha grupet e interesit, institucionet, mësuesit dhe prindërit.

r.k./Shqiptarja.com