E besuara e familjes Berisha u skualifikua nga gara për vakancat në KLP e KLGJ, Bardhi i del në mbrojtje: Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit manipuloi procesin

3 Qershor, 18:19

TIRANË- Pasi Kuvendi përjashtoi 6 kandidatë nga gara për 2 vendet vakante në KLGJ e KLP, nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi doli në mbrojtje të tyre duke hedhur akuza se sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka manipuluar procesin. Bardhi mori në mbrojtje të përjashtuarit nga lista, mes tyre edhe të besuarën e familjes Berisha Entela Shehaj (Memishaj). Kjo e fundit u kandidua nga avokatja e familjes Berisha, Erinda Ballanca.