E dërguara e DASH në Tiranë, takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Rama

29 Prill 2022, 09:25 | Përditesimi: 29 Prill 2022, 14:48

 Donfried po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Edi Rama. Takimi ka nisur në orën 08:50 në kryeministri. Nuk dihet nëse pas takimit do të ketë deklarata për mediat. Pas Takimit me Ramën, Donfried do të takohet në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit me Enkelejd Alibeajn të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryetar të Partisë Demokratike.

Sh.Sh/Shqiptarja.com