E Ftuar Meri Gjini, Parashikimi i yjeve per muajin dhjetor

4 Dhjetor 2019, 12:20

Ashtu siç e kishte thënë po nga njëjta studio se do të përballeshim me ‘tokën’, astrologia Meri Gjini thotë, me të njëjtën siguri se e keqja ka mbaruar: Nuk do të ketë më tërmete, por paralajmëron një tjetër fenomen të rrallë.

Për cështje tërmetesh jam e sigurt dhe e them me bindje që nuk ka më shanse që të kemi tërmete. Këtë e di dhe e them me bindje. Pavarësisht se njerëzit thotë hë e pe, ra përsëri tërmet, por hiqini ato aplikacione! Ato nuk janë tërmete, janë lëkundje, gjëra normale post tërmetit. Kështuqë hiqini ato aplikacione sepse po shtoni fobinë dhe do ju shkaktojë emocione negative.”

Ajo thotë prej datën 9 dhjetor, ‘do futemi në shtëpi’, pra secili prej nesh do ndihet më i sigurt dhe do i rikthehet rutinës së përditshme. Astrologia parashikon një eklips Dielli, shumë të rrallë.

“Para se të fillojmë më shenjat, dua të them që do ketë një eklips Dielli, i pesti për këtë vit, që është një fenomen shumë i rrallë. Do të ndodhë në datë 25, në të gdhirë të datës 26”, shprehet Meri Gjini.